Policët, mjekët, mësimdhënësit dhe zjarrfikësit – si do të paguhen sipas Projektligjit të ri për Paga?

15.09.2022

Sot ka dalë në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor. Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga. Po ashtu, nga Zyra e […]

Sot ka dalë në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor.

Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.

Po ashtu, nga Zyra e Kryeministrit kanë dhënë edhe arsyetimet e tyre se pse kanë bërë publikiminm e këtij Projektligji.

Në arsyetimin e konsultimit të Ligjit të Pagave thuhet se situata aktuale sa u përket pagave që realizohen nga buxheti i shtetit ka krijuar një situatë komplekse për shtetin e Kosovës, ku sipas tyre kjo situatë është si rezultat i një numri relativisht të lartë të akteve të veçanta ligjore dhe nënligjore.

“Situata aktuale sa u përket pagave që realizohen nga buxheti i shtetit ka krijuar një situatë komplekse për shtetin e Kosovës. Kjo situatë është si rezultat i një numri relativisht të lartë të akteve të veçanta ligjore dhe nënligjore, apo edhe vendimeve me të cilat rregullohen dhe përcaktohen niveli i pagave dhe kompensimeve”, thuhet në arsyetimin e konsultimit.

Gjithashtu, nga kjo zyrë kanë theksuar se sistemi aktual i pagave në sektorin publik është i fragmentuar dhe në këtë mënyrë vlerësohet se është edhe i paefektshëm, sepse nuk është i ndërtuar mbi parime Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.

“Sistemi aktual i pagave në sektorin publik është i fragmentuar dhe në këtë mënyrë vlerësohet se është edhe i paefektshëm, sepse nuk është i ndërtuar mbi parime Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës. Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për arsye se ka natyrë tejet specifike të punës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në publikimin e këtij dokumenti kanë nxjerrë edhe koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.

Emërtimi i pozitësKoeficienti
Ambasadori10.8
Profesori i rregullt12.4
Mësimdhënës i shkollës së mesme6
Mësimdhënës i shkollës fillore5.6
Edukatorët5
Mjeku specialist12
Mjeku i përgjithshëm7.4
Kryeinfermier6
Policët4.5
Zjarrfikësit7.2
Presidenca18
Kryeministri / Kryetari i Kuvendit17
Kryetari i Gjykatës Supreme17
Kryeprokurori i Shtetit17
Deputet / Ministër16.4

Më poshtë mund t’i gjeni të gjithë koeficientët e propzuar për të punësuarit në sektorin publik.