AAK themelon forumin e kryetarëve të komunave, Haradinaj adreson kritika ndaj Qeverisë Kurti
Përmes një konference për media të mbajtur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj së bashku me kryetarët e komunave të kësaj partie, kanë bërë të ditur se kanë vendosur që të themelojnë forumin e kryetarëve të komunave të AAK-së. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së […]
Përmes një konference për media të mbajtur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj së bashku me kryetarët e komunave të kësaj partie, kanë bërë të ditur se kanë vendosur që të themelojnë forumin e kryetarëve të komunave të AAK-së.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Haradinaj ka thënë se AAK ka vendosur që të krijojë forumin e kryetarëve të komunave si një mekanizëm të adresimit të problemeve dhe të temave të qeverisjes në nivel komunal në raport me Qeverinë e Kosovës.
“AAK ka vendosur të krijojë forumin e kryetarëve të komunave si një mekanizëm të adresimit të problemeve dhe të temave të qeverisjes në nivel komunal në raport me Qeverinë. Forumi do ta ketë udhëheqjen me rotacion, i pari do t’i prijë z.Ardian Gjini”, tha Haradinaj.
Po ashtu, i pari i AAK-së ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë, duke thënë se vetëm po mbledh para në arkën e shtetit e nuk po e bënë kthimin e tyre në investime në ekonomi.
Gjithashtu, Haradinaj ka shtuar se AAK ka filluar një sërë takimesh me institucionet që merren me energjinë për shkak se kemi frikë se Kosova mund të shkoj në kolaps energjetik për shkak të krizës energjetike, duke shtuar se Qeveria nuk është serioze dhe nuk ka një plan konkret sesi do ti qaset kësaj situate në prag të dimrit.
“AAK ka filluar një sërë takimesh me institucionet që merren me energjinë për shkak se kemi frikë se Kosova mund të shkoj në kolaps energjetik për shkak të krizës energjetike.
Qeveria nuk është serioze dhe nuk ka një plan konkret sesi do ti qaset kësaj situate në prag të dimrit. Qeveria Kurti ka bllokuar Ligjin e Pagave, është bllokuar nisma e tërheqjes së mjeteve nga fondi i Trustit. Qeveria po i grumbullon paratë në arkën e shtetit, e nuk po i kthen në investim në ekonomi e që është shqetësuese”, u shpreh Ramush Haradinaj.
Nënkryetari i AAK-së njëherit edhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini është shprehur se Kosova duhet të ketë një Qeveri miqësore ndaj komunave.
“Kosova duhet me pas një qeveri miqësore ndaj komunave. Komunat janë të rëndësishme”, tha Gjini.
“Ne e kemi të paraparë edhe me statut të kemi forumin e kryetarëve të komunave të AAK-së, për ti shpalosur problemet dhe mi nda përvojat tona. AAK është shumë e lumtur me punën që e kanë bërë kryetarët e komunave. Duhet të tregojmë që jemi pjesë aktive e Asociacionit të Komunave. Shqetësimet që ne i ndajmë besoj që të njëjtat i ndajnë edhe kryetarët e komunave të tjera”, tha Gjini.
Kryetarët e tjerë të komunave që udhëhiqen nga AAK-ja po ashtu kërkuan që të ketë bashkëpunim më të madh nga ana e Qeverisë me komunat.