Skema e Qeverisë për punësim, këto janë kriteret që duhen plotësuar nga ata që kërkojnë punë dhe bizneset
Përmes një njoftimi për media Ministria e Financave ka publikuar kushtet që duhen plotësuar si bizneset ashtu edhe punëkërkuesit për të përfituar nga kjo skemë. Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit: – T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;– Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;– Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në […]
Përmes një njoftimi për media Ministria e Financave ka publikuar kushtet që duhen plotësuar si bizneset ashtu edhe punëkërkuesit për të përfituar nga kjo skemë.
Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:
– T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;
– Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;
– Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK).
Kushtet për aplikim nga punëdhënësit:
– Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;
– OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Mënyra e subvencionimit:
– Kompenzimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro në muaj subvencionim nga Qeveria për punëtor);
– Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.
Për më shumë detaje ju lutem shihni vegëzat e mëposhtme: https://mf.rks-gov.net/…/A68EB2C7-DEB3-4351-99C5…
“Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyrën e Punësimit të komunës suaj. Adresën e Zyrës së Punësimit në komunën tuaj, mund ta gjeni në faqen e APRK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.