Reagon Murati: Ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre

01.07.2022

Murati thotë se shkrimet e tij para disa viteve kanë qenë nga “mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive”. Ai tha se e pranon që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju ka kërkuar ndjesë […]

Murati thotë se shkrimet e tij para disa viteve kanë qenë nga “mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive”.

Ai tha se e pranon që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju ka kërkuar ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.

Reagimi i plotë i ministrit Murati:

I përulem sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky është qëndrimi im.

Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive. Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve.

E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.