​MSh aprovoi dozën e tretë të vaksinës anti-COVID për grup-moshën 12+

27.06.2022

Sipas një komunikate të MSh-së, deri tani vaksinimi me dozën e tretë ka qenë i lejuar për personat e moshës mbi 18+, derisa grupmosha 12-17 vjeç ka mundur të vaksinohet vetëm me dozën e parë dhe të dytë. “Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër […]

Sipas një komunikate të MSh-së, deri tani vaksinimi me dozën e tretë ka qenë i lejuar për personat e moshës mbi 18+, derisa grupmosha 12-17 vjeç ka mundur të vaksinohet vetëm me dozën e parë dhe të dytë.

“Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa asnjë rezervë, sepse ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, ndërsa vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet në komunikatë.