Rënie e lehtë e çmimit të derivateve në Kosovë

15.04.2022

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka theksuar se bëhet fjalë për rënie të lehtë të çmimeve të derivateve. Po ashtu, ai për Reporteri.net ka shtuar se gjatë ditës së djeshme një litër naftë ka kushtuar 1.55 euro, ndërkaq benzina ka kushtuar 1.38 euro. Sipas tij, këto çmime nuk mund të specifikohen […]

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka theksuar se bëhet fjalë për rënie të lehtë të çmimeve të derivateve.

Po ashtu, ai për Reporteri.net ka shtuar se gjatë ditës së djeshme një litër naftë ka kushtuar 1.55 euro, ndërkaq benzina ka kushtuar 1.38 euro.

Sipas tij, këto çmime nuk mund të specifikohen se a do të bien edhe më tutje në ditët në vijim pasi ka lëvizje të mëdha të çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Berjani tha se nëse nuk  rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovë që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.

“Në qoftë se vendimi i Qeverisë nuk rishikohet, ka gjasa që shumë pika karburanti do të falimentojnë”, tha Berjani për Reporteri.net.

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, ditë më parë kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.