Nis zbatimi i vendimit për marzhën e fitimit, sot çmimet e derivateve janë 1.37 € për naftë dhe 1.34 € për benzinë

  • 13.02.2023
Nis zbatimi i vendimit për marzhën e fitimit, sot çmimet e derivateve janë 1.37 € për naftë dhe 1.34 € për benzinë

Naftëtarët në vend po e respektojnë vendimin e fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për marzhën e fitimit, përkundër që Shoqata e naftëtarëve ka shprehur pakënaqësi për këtë vendim.

Mirëpo, kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani bën të ditur se janë zbutur qëndrimet e naftëtarëve të cilët në mbledhjen e fundit ishin të tensionuar dhe kishin kërkuar protesta dhe mbyllje të pikave të karburanteve, transmeton Indeksonline.


Megjithatë, Berjani paralajmëron se këtë vendim do ta dërgojnë në Gjykatën përkatëse për shqyrtim, pasi që sipas tij është i kundërligjshëm.

Se ka pasur abuzim me çmime nga ndonjë kompani, Berjani thekson se nuk ka informacione për këtë, por për këta ai shton se duhet te merret inspektorati dhe organet kompetente.

“Vendimi është duke u respektuar dhe është i plotfuqishëm. Por, në mbledhjen e kuvendit të shoqatës tonë situata ka qenë e tensionuar, ku anëtarët kanë kërkuar të protestohet dhe mbylljen e pikave të shitjes së karburanteve. Mirëpo, kemi dalë nga ajo situatë dhe kemi vendosur që me iu drejtuar gjykatës për vendim e ministrisë. Ne iu kemi drejtuar me një letër kërkesë ministres, sot presim me na e kthyer përgjigjen. Megjithatë si ta kemi përgjigjen nga ajo(ministrja Rozeta Hajdari), ne do t’i drejtohemi gjykatës… (2’29)Sepse vendimi I cili është nxjerrë është në kundërshtim me ligjin dhe me udhëzimin”, thekson ai.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë