Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

19.10.2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka përcaktuar çmimin maksimal për derivatet e naftës. Në 24 orët e ardhshme, çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.78 euro për litër. Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.41 euro për litër dhe ai i gasit 0.73 euro për litër. Këto çmime vlejnë nga […]

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë Foto: Car fueling at gas station. Refuel fill up with petrol gasoline. Petrol pump filling fuel nozzle in fuel tank of car at gas station. Petrol industry and service. Petrol price and oil crisis concept.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka përcaktuar çmimin maksimal për derivatet e naftës.

Në 24 orët e ardhshme, çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.78 euro për litër.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.41 euro për litër dhe ai i gasit 0.73 euro për litër.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës.

Ky publikim i çmimeve të produkteve të naftës vije duke u bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr,03/2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat tjera mbrojtëse, si dhe neni 1 paragrafi 2.1 të UA 09/2022 për ndryshimin dhe plotësimin e UA Nr, 03/2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat tjera mbrojtëse. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës.