Bali Muharremaj emëron drejtoreshën e Inspekcionit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i kishte emëruar drejtorët e 9 drejtorive prej 10 sa janë gjithsej. Ndërkaq, postin e drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit e kishte lënë të pa emëruar. Ndërsa, gjatë ditës së sotme kryetari Muharremaj ka emëruar edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Inspekcionit. I pari i Suharekës ka bërë të […]
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i kishte emëruar drejtorët e 9 drejtorive prej 10 sa janë gjithsej.
Ndërkaq, postin e drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit e kishte lënë të pa emëruar.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme kryetari Muharremaj ka emëruar edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Inspekcionit.
I pari i Suharekës ka bërë të ditur se drejtoreshë të Inspekcionit e ka emëruar Albulena Kokollari.
Muharremaj ka theksuar se Kokollari është e diplomuar në drejtimin Ekologji dhe Mbrojtje të Mjedisit në Universitetin e Prishtinës.
Në fund, kryetari Bali Muharremaj i ka uruar punë të mbarë Albulena Kokollarit në pozitën e drejtoreshës së Inspekcionit.