“Kurti po mashtron me Ligjin për Paga, duhet të rriten koeficientët pasi janë rritur çmimet”
Ish-kryeministri Haradinaj shprehet se Kurti fillimisht e ka kundërshtuar Ligjin për Paga në tërësi, ndërsa tani po e vonon implementimin, si dhe po manipulon me koeficientet, në bazë të të cilëve përcaktohen pagat në sektorin publik. “Unë e kam quajt mashtrues kryeministrin Kurti. Për mua është mashtrues, e thashë edhe në parlament në prani të […]
Ish-kryeministri Haradinaj shprehet se Kurti fillimisht e ka kundërshtuar Ligjin për Paga në tërësi, ndërsa tani po e vonon implementimin, si dhe po manipulon me koeficientet, në bazë të të cilëve përcaktohen pagat në sektorin publik.
“Unë e kam quajt mashtrues kryeministrin Kurti. Për mua është mashtrues, e thashë edhe në parlament në prani të tij. Qasja mashtruese e tij në këtë temë do t’i shkaktojë shumë pasoja Kosovës. E ka kundërshtuar këtë ligj në përgjithësi, e ka vonuar implementimin, ndërsa tani po mundohet për të mashtruar edhe me koeficient edhe me koston e ligjit. Kjo është mjaft gabim”.
Sipas tij, Ligji i Pagave duhet të rirregullohet dhe pagat duhet të harmonizohen me shkallën e shtrenjtimeve që kanë ndodhur, sidomos muajve të fundit.
“Nëse Kurti nuk e sjell ligjin me 30 për qind rritje të koeficientit nga periudha kur është prezantuar ky ligj në parlament, herën e parë, për shkak se ka ndodhur rritja e çmimeve, atëherë i bie që ai po e vazhdon mashtrimin”, tha Haradinaj, për EO.
Ligji për Paga pritet të dërgohet në Kuvend nga Qeveria në muajin mars.