Vazhdon sot gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë
Mustafa ishte i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale, po ashtu ai është edhe i pari ndaj së cilit në Dhomat e Specializuara në Hagë nisën gjykimin. Më 15 shtator të këtij viti ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-komandant Calit, kjo pas 356 ditëve që ishte transferuar në Hagë të Holandës më 24 shtator të […]
Mustafa ishte i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale, po ashtu ai është edhe i pari ndaj së cilit në Dhomat e Specializuara në Hagë nisën gjykimin.
Më 15 shtator të këtij viti ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-komandant Calit, kjo pas 356 ditëve që ishte transferuar në Hagë të Holandës më 24 shtator të vitit 2020.
Më shumë se 16 dëshmitarë do të dëshmojnë ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, kjo sipas asaj që është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara.
Kujtojmë se Mustafa ka mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë, kështu duke u deklaruar i pafajshëm.
Ai akuzohet se gjatë muajit prill të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, kjo në afërsi të Prishtinës.