Kur hyjnë masat e reja në fuqi, tregon zëdhënësi i Qeverisë
Në këtë mbledhje u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 si dhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2021. Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga […]
Në këtë mbledhje u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 si dhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2021.
Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do ë vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit. Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve.
Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.
As pas kësaj mbledhje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas masave të reja, shërbimet e gastronomisë do të lejohen deri në ora 23:00, ndërkaq muzika në këto ambiente deri në ora 21:30.
“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30”, thuhet në vendimin e qeverisë për masat e reja.
Masat e reja kundër virusit Covid-19, që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës do të hyjnë në fuqi nga sot
Këtë e ka konfirmuar për GazetënExpress, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Nga sot”, tha shkurt ai për gazetën, kur u pyet se kur do të hyjnë në fuqi këto masa.