Për çdo lavdat, tre zjarrfikës nga Suhareka intervenuan për fikjen e zjarrit në Rahovec
Një ndërtesë kolektive, 6-katëshe, është përfshirë nga zjarri, pasditen e sotme rreth orës 17:50, në rrugën “Sheh Mehdini”, në Rahovec. Në ndihmë për fikjen e zjarrit kanë shkuar edhe ekipe të zjarrfikësve nga Suhareka, Gjakova, Malisheva, Prizreni. Siç mëson SuharekaOnline tre zjarrfikës nga Suhareka që nga ora 18:00 kanë intervenuar në fikjen e zjarrit në […]
Një ndërtesë kolektive, 6-katëshe, është përfshirë nga zjarri, pasditen e sotme rreth orës 17:50, në rrugën “Sheh Mehdini”, në Rahovec.
Në ndihmë për fikjen e zjarrit kanë shkuar edhe ekipe të zjarrfikësve nga Suhareka, Gjakova, Malisheva, Prizreni.
Siç mëson SuharekaOnline tre zjarrfikës nga Suhareka që nga ora 18:00 kanë intervenuar në fikjen e zjarrit në çatinë e ndërtesës në Rahovec.
Ndërsa nga Policia bëjnë të ditur se një ndërtesë 6-katëshe në qendër të qytetit, në rrugën ‘Sheh Mehdini’, rreth orës 17:50 është përfshirë nga zjarri. Policia dhe njësia e zjarrfikësve i është përgjigjur vendit të ngjarjes, në ndihmë u kanë ardhur edhe zjarrfikësit nga Gjakova, Suhareka dhe Prizreni dhe zjarri është nën kontroll.
Persona të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
