Zvicër, familja kosovare akuzohet për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike

12.01.2025

Një rrjet i sofistikuar i pastrimit të parave, i udhëhequr nga një familje shqiptare nga Kosova, është zbuluar në qendër të Zvicrës.

Hetimet e gjata të policisë zvicerane kanë zbuluar se një agjenci udhëtimesh në Lucern, me pamje të një biznesi të zakonshëm, shërben si një fasadë për një operacion të madh pastrimi parash të lidhur me trafikimin e drogës.

Mbi 7 milionë franga zvicerane të pastruara në një vit

Sipas Prokurorisë Federale, pronari i agjencisë së udhëtimeve dhe dy djemtë e tij, të gjithë me origjinë nga Kosova, kanë ndihmuar në pastrimin e më shumë se 7 milionë frangave zvicerane gjatë një periudhe prej 11 muajsh. Këto para dyshohet se vijnë nga tregtia e drogës dhe janë pastruar përmes një rrjeti të organizuar, ku agjencia e udhëtimeve luante një rol kyç.

Mbi 750 vizita të dyshuarve në agjenci

Policia ka vëzhguar për një kohë të gjatë aktivitetin e agjencisë së udhëtimeve dhe ka regjistruar mbi 750 vizita të dyshuarve të lidhur me trafikimin e drogës në një periudhë prej një viti. Këta individë, të njohur si “korrierë”, sillnin para në agjenci, të cilat më pas transferoheshin në Shqipëri ose përmes sistemit Hawala.

Një rrjet i organizuar me lidhje në Kosovë dhe Shqipëri

Hetimet kanë zbuluar se rrjeti i pastrimit të parave ishte i udhëhequr nga një burrë me origjinë kosovare, i cili besonte se ai ishte i paprekshëm. Ky person dhe bashkëpunëtorët e tij kishin krijuar një strukturë të fortë, të bazuar në lidhje familjare dhe miqësore, për të mbrojtur aktivitetet e tyre kriminale.

Rroli i agjencisë së udhëtimeve

Agjencia e udhëtimeve në Lucern shërbejte si një pikë kyçe në këtë rrjet. Aty, paratë e pista mblidheshin dhe transferoheshin më tej. Pronarët e agjencisë, duke shfrytëzuar legjitimitetin e biznesit të tyre, arritën të fshehin aktivitetet e tyre kriminale për një kohë të gjatë.

Operacioni i policisë dhe pasojat

Pas një hetimi të gjatë, policia zvicerane ka kryer një operacion të madh në shtator të vitit të kaluar, duke arrestuar disa persona të përfshirë në këtë rrjet. Ndër të arrestuarit janë pronari i agjencisë së udhëtimeve dhe dy djemtë e tij.