Gjenden të vdekur 5 personat e zhdukur në Alpet e Zvicrës, kërkohet për të gjashtin

11.03.2024

Pesë nga gjashtë skiatorët zviceranë që ishin zhdukur që nga e shtuna në Alpet zvicerane janë gjetur të vdekur, njoftoi policia në kantonin Valais, duke vazhduar kërkimet për të gjashtin.

Gjenden të vdekur 5 personat e zhdukur në Alpet e Zvicrës, kërkohet për të gjashtin Foto: Ilustrim

Ndërsa kushtet e këqija të motit ndërlikuan operacionin e kërkim-shpëtimit, një ekip arriti të vazhdonte dhe “gjeti trupat e pesë nga gjashtë personat që ishin të zhdukur”, sipas një deklarate të policisë.

Pesë nga gjashtë skiatorët zviceranë që ishin zhdukur që nga e shtuna në Alpet zvicerane janë gjetur të vdekur, njoftoi policia në kantonin Valais, duke vazhduar kërkimet për të gjashtin.
Ndërsa kushtet e këqija të motit ndërlikuan operacionin e kërkim-shpëtimit, një ekip arriti të vazhdonte dhe “gjeti trupat e pesë nga gjashtë personat që ishin të zhdukur”, sipas një deklarate të policisë.
Skiatorët, pesë prej tyre anëtarë të së njëjtës familje, u zhdukën në shtegun Zermatt-Arolla, pranë malit Matterhorn që shtrihet në kufirin midis Zvicrës dhe Italisë. Sipas policisë, skiatorët ishin nga mosha 21 deri në 58 vjeç.