Zvicra regjistron inflacionin më të ulët në Evropë

03.05.2024

Edhe pse ende më e ulët se kudo në Evropë, norma e inflacionit të Zvicrës ishte 1.4 për qind më e lartë në prill se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Zvicra regjistron inflacionin më të ulët në Evropë Foto: A person takes a few ten Swiss franc bills out of a purse, pictured in Zurich, Switzerland, on October 18, 2017. (KEYSTONE/Christian Beutler) Eine Person entnimmt einige zehn Franken Banknoten aus einem Portemonnaie, aufgenommen am 18. Oktober 2017 in Zuerich. (KEYSTONE/Christian Beutler)

Kjo është ajo që del nga të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) të enjten.

Ndërkohë, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0.3 për qind në muajin prill, ku produktet vendase pësuan më pak rritje çmimi (0.1 për qind) sesa ato të importuara (1.1 për qind).

Rritja prej 0.3 për qind, sipas FSO, “është për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë rritjen e çmimeve të paketave të pushimeve ndërkombëtare, transportit ajror dhe benzinës.