Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër

02.05.2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Mentor Latifin, ambasador të ri të Kosovës në Konfederatën e Zvicrës.

Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër Foto: Ilustrim

Osmani u shpreh e bindur se Latifi, do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve mes dyja vendeve.

“Një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë”, tha Osmani.

Deri tani në këtë pozitë kishte shërbyer Sami Ukelli.