Vraniqi “merr” flakë, e bënë krenar Kolgecin dhe Abdixhikun
16.01.2025
Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka vizituar sot fshatin Vraniq të Suharekës, ku është pritur me një entuziazëm të madh nga banorët.
Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku ka shprehur emocionet e tij për pritjen e ngrohtë, duke e cilësuar si “e paparë”. Ai ka deklaruar se ky takim konfirmon lidhjen e fortë midis LDK-së dhe qytetarëve, duke shtuar se “s’ka më asnjë dilemë, LDK dhe populli janë tashmë një!”.
Duke përdorur një retorikë mjaft të fortë, Abdixhiku ka shkuar më tej duke e cilësuar këtë atmosferë si “kryengritje e djathtë kombëtare”, duke theksuar se ky trend po përhapet në të gjithë Kosovën. “Në çdo fshat, në çdo lagje, gjithandej në Kosovë!”, ka shkruar ai.