Turneu i Ndryshimit mbërrin në Vjenë, Abdixhiku: Ndryshimi është afër!

para 38 dite

Pas një sërë tubimesh të suksesshme, karvani i LDK-së ndaloi mbrëmjen e sotme në Vjenë, ku bashkatdhetarët e përshëndetën me një entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Turneu i Ndryshimit mbërrin në Vjenë, Abdixhiku: Ndryshimi është afër!

Pjesëmarrja masive në këtë tubim tregon qartë lidhjen e fortë që mbetet midis diasporës dhe Kosovës, si dhe mbështetjen e madhe për platformën e LDK-së.

“Mbrëmje si kjo janë dëshmi se ndryshimi është afër, dhe se Lidhja jonë po forcohet çdo ditë e më shumë kudo që rreh zemra e atyre që ja duan të mirën atdheut”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku theksoi vizionin e LDK-së për një Kosovë të zhvilluar, të drejtë dhe të bashkuar, ku të gjithë qytetarët të kenë mundësi të barabarta. Ai shtoi se ky vizion nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e të gjithëve, si në Kosovë ashtu edhe në diaspora.

“Jemi popull i vogël për të përjetuar kaq urrejtje, ndarje e përçarje. Jemi vend me shumë mundësi për të bërë të ardhmen tonë siç e meritojmë! Të barabartë mes kombeve evropiane! Do ta bëjmë!”, u shpreh Abdixhiku.

Etiketat

Ofertat e fundit