Tubim madhështor i Vetëvendosjes në Peqan, ministrja Hajdari dhe kandidatët takojnë banorët
Sot, qytetarët e fshatit Peqan mirëpritën me entuziazëm Ministren Rozeta Hajdari, kandidatët për deputetë Salih Zyba dhe Albena Reshitaj, si dhe përfaqësues të tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në një tubim madhështor.
Atmosfera e ngrohtë dhe plot energji pozitive që mbizotëroi tubimin, dëshmoi mbështetjen e madhe që gëzon Lëvizja VETËVENDOSJE! në këtë zonë. Banorët e Peqanit shprehën gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e ndryshimeve pozitive që po ndodhin në vend, duke theksuar se ndjehen të përfaqësuar nga vizioni dhe angazhimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
“Një atmosferë e mrekullueshme, diskutime të frytshme e mbështetje e madhe. Energjia dhe përkushtimi i banorëve të Peqanit na japin edhe më shumë forcë për të vazhduar rrugëtimin tonë. Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen e madhe!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! qendra në Suharekë.
Ky tubim i suksesshëm në Peqan shënon një tjetër dëshmi të rritjes së mbështetjes për Lëvizjen VETËVENDOSJE! në të gjithë Kosovën. Qytetarët po tregojnë se janë të lodhur nga politikat e vjetra dhe të korruptuara, dhe se shpresat e tyre janë të drejtuara tek një qeverisje e re, e cila do të sjellë ndryshime pozitive për të gjithë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! po vazhdon angazhimin e saj për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të punuar në drejtim të një të ardhmeje më të mirë për Kosovën. Tubime të tilla janë një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer ide dhe për të ndërtuar së bashku një vend ku të gjithë ndihen të përfaqësuar dhe të barabartë.