Suhareka në balotazh, gara mes Bali Muharremaj e Ardian Shalës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar vazhdimisht të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, ku nga orët e para të mengjesit deri në përfundim të procesit kanë votuar mbi 25 mijë qytetarë.
Foto: Ilustrim
Gjatë ditës së sotme janë bërë sondazhde të ndryshme, ku në disa prej tyre bëhet e ditur se Suhareka do të mbetet në balotazh dhe gara do të vazhdoj mes Bali Muharremaj dhe Ardian Shalës.
Exit Poll-i i realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar ekskluzivisht në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini tregon se gara për kryetar të Suharekës pritet të shkojë në balotazh.
Në balotazh shkojnë Bali Muharremaj me 45.7% dhe Ardian Shala me 30.2 %.