Studençani në këmbë për Kolgecin: Besë e pa thyer dhe dashuri për partinë!

06.02.2025

Studençani edhe njëherë ka dëshmuar se mbetet një fortesë e besës për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Banorët e këtij fshati kanë shprehur përkrahjen, dashninë dhe angazhimin e tyre të palodhshëm për LDK-në.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Selman Kolgeci, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të banorëve të Studençanit. Ai ka theksuar se së bashku do të vazhdojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur për Kosovën.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën”, ka shkruar Kolgeci.

Kjo mbështetje e fuqishme nga Studençani është një shenjë e besimit të madh që banorët kanë në LDK-në dhe në vizionin e saj për të ardhmen e Kosovës.

https://www.facebook.com/selman.kolgeci/posts/10229999772032711