Semetishti voton LDK-në, renditet partia e parë me 37,87% të votave
Ka mbaruar procesi zgjedhor, ku qytetarët me të drejtë vote patën mundësi që të votojnë për favoritin e tyre dhe të vendosin për katër vitet e ardhshme.
Foto: Ilustrim
Ky proces ka përfunduar edhe në Komunën e Suharekës, ku u raportuarn disa incidente të vogla, po që sipas Policisë së Kosovës nuk ishin incidente serioze.
SuharekaOnline ka përcjellur nga afër pothuajse të gjitha qendrat e votimit, e po ashtu edhe rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas statistikave që posedon redaksia, bëhet e ditur se në fshatin Semetisht, nga 1,585 qytetarë me të drejt vote kanë votuar vetëm 610, apo 38,49%.
Në këtë fshat, fitues me më së shumti vota doli Ardian Shala nga LDK ku gjithsej ka grumbulluar 231 vota apo Semetishti voton LDK-në, renditet e para me 231 vota apo 37,87%, ndërsa, me 200 vota apo 32,79% i dyti është renditur Bali Muharremaj i AAK-së, i treti vjen Hamdi Bytyçi i LVV me 152 vota apo 24,92% dhe i fundit Dardan Berisha i PDK-së me 27 vota apo 4.43%.
Rikujtojmë se në Komunën e Suharekës nga KQZ deri më tani janë numëruar 26 mijë e 100 vota.