LVV
PDK
LDK
AAK

Selman Kolgeci prezanton projektet për “Stadiumet Kombëtare” gjatë takimit me banorët e Greikocit

para 25 dite

Kandidati për deputet i LDK-së, Selman Kolgeci, gjatë një tubimi në Greikoc, ka premtuar ndërtimin e stadiumeve moderne si pjesë e planit të partisë për zhvillimin e infrastrukturës sportive. Duke u bazuar në bisedat me banorët e Greikocit, të cilët kanë theksuar rëndësinë e sportit për të rinjtë, Kolgeci ka prezantuar “Rrugën e Re”, një […]

Selman Kolgeci prezanton projektet për “Stadiumet Kombëtare” gjatë takimit me banorët e Greikocit

Kandidati për deputet i LDK-së, Selman Kolgeci, gjatë një tubimi në Greikoc, ka premtuar ndërtimin e stadiumeve moderne si pjesë e planit të partisë për zhvillimin e infrastrukturës sportive.

Duke u bazuar në bisedat me banorët e Greikocit, të cilët kanë theksuar rëndësinë e sportit për të rinjtë, Kolgeci ka prezantuar “Rrugën e Re”, një plan që përfshijnë ndërtimin e stadiumeve moderne në të gjithë vendin.

“Ne besojmë se investimi në infrastrukturën sportive është një investim në të ardhmen e rinisë sonë. Stadiumet moderne do të krijojnë mundësi për zhvillimin e talenteve sportive dhe do të promovojnë një mënyrë jetese aktive,” ka thënë Kolgeci.

Sipas tij, këto projekte do të kenë një impakt të madh në ngritjen e nivelit të sporteve në vend, duke tërhequr edhe evente ndërkombëtare. “Këto stadiume do të shërbejnë si qendra të rëndësishme për zhvillimin e sportit në rajon,” ka shtuar ai.

Banorët e Greikocit kanë mirëpritur këtë premtim, duke shprehur shpresën se projektet e premtuara do të realizohen. Ata kanë theksuar se një infrastrukturë e mirë sportive do të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit dhe do t’u ofrojë të rinjve një alternativë për kohën e lirë.

Etiketat

Ofertat e fundit