Procesi zgjedhor në Suharekë – Deri në orën 09:00 kanë votuar 1.533 qytetarë
Rreth dy milionë qytetarë të Republikës së Kosovës po i drejtohen sot kutive të votimit nga ora 07:00 deri në ora 19:00, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në institucionet përfaqësuese.
Foto: Ilustrim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi zgjedhor ka nisur me kohë dhe pa probleme të theksuara në mbarë vendin.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në Komunën e Suharekës, nga ora 07:00 deri në ora 09:00, kanë votuar gjithsej 1.533 qytetarë nga 70.191 qytetarë me të drejtë vote në këtë komunë.
Po ashtu, KQZ njofton se nga gjithsej 89 kuti të votimit në Suharekë, deri në këtë orar janë numëruar të dhënat nga 73 kuti votimi.
Procesi i votimit do të vazhdojë deri në orën 19:00, ndërsa institucionet përgjegjëse u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të respektojnë rregullat e përcaktuara zgjedhore.