Nga Albin Kurti te Salih Zyba – lista zyrtare e kandidatëve të LVV-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
12.12.2024
Sot deri në orën 16:00, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) kanë pasur afat të dorëzojnë aplikimin e tyre për certifikim dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet për Kvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Mirëpo KQZ ka shtyrë afatin deri në ora 23:59, për shkak të aplikimit përmes platformës online.
Partia në pushtet, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka publikuar listën me emrat e 110 kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Listës i prin kryeministri njëherit kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i pasuar nga Glauk Konjufca.
Nga dega e LVV-së në Suharekë në garë për deputetë do të jenë:
42. Albena Reshitaj
60. Hysen Durmishi
110. Salih Zyba
