Në dy legjislatura deputet i Kuvendit të Kosovës, si ishte votuar Muharremaj nga qytetarët e Suharekës?

para 40 dite

Subjektet politike të mërkurën kanë zyrtarizuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Në dy legjislatura deputet i Kuvendit të Kosovës, si ishte votuar Muharremaj nga qytetarët e Suharekës?

Në mesin e 8 kandidatëve për deputet nga koalicioni AAK-NISMA nga Komuna e Suharekës është edhe kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka qenë dy herë radhazi deputet i Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e katërt dhe të pestë 2010-2014 respektivisht 2014-2017.

Në bazë të të dhënave zyrtare që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se sa vota kishe mbledhur Bali Muharremaj në tërë vendin dhe sa të tilla në Komunën e Suharekës.

Viti / VotaVota në Komunën e SuharekësTotal
20104,9666,097
20143,2276,135

I pari i Suharekës synon edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare 2025 dhe në listën e kandidatëve për deputet të koalicionit AAK-NISMA ka numrin 15.

Etiketat

Ofertat e fundit