Muharremaj viziton fermerët në Leshan
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj, ka zhvilluar sot një vizitë në fshatin Leshan, ku është takuar me disa fermerë të zonës.
Foto: Ilustrim
Gjatë vizitës, ai u ndal në mesin e punëtorëve të bujqësisë dhe më pas vizitoi fermerin Astrit Gashi, duke u njohur nga afër me punën dhe sfidat që hasin fermerët e zonës.
Kjo vizitë është pjesë e aktiviteteve të tij në kuadër të fushatës zgjedhore, ku synon të dëgjojë drejtpërdrejt kërkesat dhe nevojat e banorëve të fshatrave të komunës.