Muharremaj: Takimi me banorët e Reqanit ishte i mbushur me energji, besim dhe pritje të madhe për të ardhmen

30.09.2025

Kandidati për kryetar të komunës nga radhët e AAK, Bali Muharremaj, zhvilloi një tubim të suksesshëm në fshatin Reqan, ku theksoi energjinë dhe besimin e madh që qytetarët e këtij fshati kanë për të ardhmen.

Muharremaj shprehet se takimi ishte i mbushur me energji, besim dhe pritje të madhe për të ardhmen.

“Tubimi ynë në Reqan ishte një takim i mbushur me energji, besim dhe pritje të madhe për të ardhmen.

Qytetarët e këtij fshati na treguan se kanë vullnet dhe dëshirë të fortë, duke na mbështetur me zemër të hapur dhe me fjalë motivuese.” ka shkruar Muharremaj në rrjetin e tij social facebook.