Muharremaj: Po do fitojmë, sepse populli na beson!
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili njëkohësisht është edhe kryetar aktual i kësaj komune, ka intensifikuar aktivitetet elektorale në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel, më 12 tetor 2025.
Gjatë javës së fundit, Muharremaj është parë i angazhuar në takime me qytetarë në shumë lokalitete të komunës, ku ka prezantuar platformën dhe zotimet e tij për një mandat të ri. Në këto takime, ai ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga banorët, të cilët kanë shprehur vlerësim për punën e bërë gjatë katër viteve të fundit.
“Më 12 Tetor fitojnë qytetarët,” ka deklaruar Muharremaj në mesazhet e tij publike, duke nënvizuar se fokusi i tij mbetet shërbimi me përkushtim dhe pa dallime për të gjithë qytetarët e Suharekës.
Ai ka theksuar gjithashtu se fushata e tij është zhvilluar në mënyrë të qetë, pa fyerje dhe pa gjuhë urrejtjeje, duke shtuar se për të dhe ekipin e tij, dashuria për Suharekën është mbi gjithçka.
“Më 12 Tetor fitojnë qytetarët. Ne si gjithmonë ju shërbejmë me përkushtim dhe pa dallime. Ne nuk ofendojmë dhe nuk e urrejmë askënd. E duam Suharekën me zemër,” ka shkruar Muharremaj në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe të vendosin për të ardhmen e komunës.
Poashtu, Muharremaj përkrahje ka marrë edhe në fshatin Studençan ku edhe është shprehur se nga ky fshat gjithmonë është mbështetur.
“Në Studençan si gjithmonë mbështetjen e kemi madhështore. Faleminderit për përkrahjen.” ka shkruar Muharremaj.
Tutje ai ka thënë se “po do të fitojmë, sepse po fitojnë qytetarët pa dallim, të cilët nuk ndjenjë urrejtje”.
“Po. Do të fitojmë.
Sepse po fitojnë qytetarët pa dallim, të cilët nuk ndjejnë urrejtje. Sepse punuam çdo ditë. Përsëri e diskutuam çdo mbrëmje, se si dita e nesërme të filloj shumë herët afër punëtorëve. Do ta shikojmë secilin në sy. Sepse me zemër dhe vullnet jetuam çdo ditë, që ta frymëzojmë gjeneraten e re. Populli na beson. Sepse i japim llogari vetëm qytetarëve. “ka shkruar Muharremaj.
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e shumë komunave në vend, ndërsa në Suharekë gara po zhvillohet me interes të lartë publik dhe qytetar.