Mbyllet afati, 109,104 aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit
Periudha për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme ka përfunduar zyrtarisht më 26 dhjetor 2024.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gjatë kësaj periudhe prej 120 ditësh, një numër i konsiderueshëm prej 90,860 shtetasish kosovarë kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues nga diaspora.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për RTKlive se procesi i regjistrimit ka përfunduar dhe se numri i përfundimtar i votuesve të regjistruar nga diaspora pritet të publikohet së shpejti. “Do të bëjmë përpjekje që në një kohë sa më të shpejtë të kemi një raport përfundimtar për numrin e shtetasve të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, të ndarë sipas mënyrës së votimit dhe sipas shteteve”, tha ai.
Elezi ka shtuar se aktualisht janë në proces shqyrtimi rreth 18,244 aplikime të tjera, të cilat pritet të finalizohen gjatë ditës së sotme.