Mbani të qeshurat, Dardan Berisha akuzon, por vazhdon koalicionin me Muharremajn!
Në debatin zgjedhor të mbajtur në ATV, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dardan Berisha, ashtu si në debatet e kaluara, e nisi fjalën me akuza ndaj tre kandidatëve tjerë.
Ai theksoi se Suhareka është qeverisur nga e njëjta kastë politike për 25 vite, duke aluduar se Bali Muharremaj deri në vitin 2009 ka qenë pjesë e LDK-së, përkrah Ardian Shalës – tashmë kandidat për kryetar nga radhët e LDK-së – si dhe Hamdi Bytyçit, tashmë kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Megjithatë, kjo deklaratë ka ngjallur reagime dhe ka hapur debat mbi koherencën politike. Është e çuditshme që Berisha akuzon për keqqeverisje kandidatët që sot janë rivalë të tij, ndërkohë që PDK është ende në koalicion qeverisës me Bali Muharremajn. Në një prej emisioneve paraprake, Berisha kishte theksuar se është pjesë e koalicionit për t’i qëndruar marrëveshjes, por njëkohësisht në çdo paraqitje publike ai akuzon partnerin qeverisës dhe dy kandidatët e tjerë për gjendjen aktuale të komunës.
Ky kontrast mes diskursit politik dhe pozicionimit real në pushtet hap debat mbi moralin politik dhe koherencën e PDK-së në këtë fushatë. Kritikat publike po shihet se nuk ndalojnë bashkëpunimin qeverisës, duke krijuar dyshime nëse këto akuza janë strategji elektorale apo qëndrime parimore.