LDK zyrtarizon Lumir Abdixhikun kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrëvendim të rëndësishëm në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, me vendim unanim, ka miratuar propozimin e Kryesisë Qendrore që Lumir Abdixhiku, kryetar i partisë, të jetë kandidati zyrtar për kryeministër të Republikës së Kosovës.
Vendimi u cilësua si hap i ri politik për LDK-në, ndërsa struktura e partisë u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve që të angazhohen fuqishëm në këtë proces.

Në njoftimin e partisë thuhet:
“Le të angazhohemi të gjithë në këtë rrugëtim të ri dhe t’i sjellim Kosovës një mundësi të re për ndryshim.”
Me këtë vendim, LDK hyn zyrtarisht në garën zgjedhore me Abdixhikun si kandidat për postin e kryeministrit, duke synuar të rikthejë partinë në qeverisje dhe t’i ofrojë vendit, siç thuhet në njoftim, “një mundësi të re për ndryshim”.