LDK mbledh mbështetës në Dobërdelan dhe Samadrexhë: Kolgeci premton bashkëpunim të ngushtë me qytetarët
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar fushatën e saj elektorale me një vizitë në fshatrat Dobërdelan dhe Samadrexhë.
Kandidati i LDK-së për deputet, Ing. Selman Kolgeci, u prit me ngrohtësi nga banorët e këtyre dy fshatrave, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për partinë.
Gjatë takimit me banorët, Kolgeci prezantoi programin e LDK-së dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët. “Të dyja këto fshatra me banorët e tyre të dashur e shumë të respektuar, të bashkuara për fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Kolgeci në rrjetet sociale, duke shoqëruar postimin me disa fotografi nga takimi.
“Bashkëbisedim, shpalosje e programit, këshilla e fjalë të mira për Lidhjen tonë të zemrës e cila padyshim se është një me popullin dhe populli me të”, shtoi ai.