Kurti prezanton kandidatët për deputetë, kërkon 500 mijë vota

18.12.2024

Kreu i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, në një tubim ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në fjalimin e tij Kurti ka njoftuar se lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka emra nga familjet e dëshmorve, kandidat të rinj, nga diaspora, deputetë aktual të Kuvendit të Kosovës dhe nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

“Në listën e VV-së 41 janë gra e 69 burra, 14 janë veteranë të luftës, gjashtë nga familjet e dëshmorëve, gjashtë ish-të burgosur politikë. Numri i atyre që kandidojnë për herë të parë është 46, ndërsa i atyre që kanë kandiduar dy herë e më shumë – 64, derisa numri i kandidatëve nga mërgata është tre”.

Në tubimin e paraqitjes së listës së kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare, kryetari i partisë, Albin Kurti, kërkoi “500 mijë vota…që të mos varemi nga Lista Serbe dhe klubi i stërvjetëruar politik”.

“500 mijë vota jo aspiratë për kuriozitetit, por e nevojshme për punën e domodosdshme, që të mos varemi nga Lista Serbe e as nga klubi i stërvjetëruar politik”, ka thënë ndër tjera Albin Kurti.

Varësia, siç tha ai, nga Lista Serbe dhe “klubi i stërvjetëruar politik…është veç në dëm të Kosovës” teksa vazhdoi edhe më tej se “varësia nga to i bie që: ose nuk ia do të mirën e Kosovës, ose je i ngarkuar me 20 vjet në sakatimin e vendit”.