Kurti prezanton 118 zemra të reja që i’u bashkuan Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtime
para 23 dite
Në vazhdën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, vazhdon të tërheqë vëmendje.
Sot, Kurti njoftoi për një rritje të konsiderueshme të numrit të anëtarëve të partisë, duke shtuar 118 emra të rinj në listën e përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje në qendrën e Shtimes.
“U urojmë mirëseardhje 118 zemrave të reja që iu bashkëngjitën mendjes e trupit që përbën shkollën e lëvizjen politike më të nevojshme kombëtare, Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mirësevini e na priftë e mbara në rrugën tonë me 118, në rrugën e vërtetë”, shkroi Kurti në një postim në rrjetet sociale.