Kurti dhe Reshitaj në Zvicër: “Mërgata, një vlerë e shtuar për Kosovën”

para 46 dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, dhe deputetja Albena Reshitaj, zhvilloi një takim me komunitetin kosovar në Zvicër.

Kurti dhe Reshitaj në Zvicër: “Mërgata, një vlerë e shtuar për Kosovën” Foto: Evoto

Gjatë këtij takimi, Kurti theksoi rëndësinë e kontributit të mërgates në zhvillimin e Kosovës. “Zvicra është një pikëtakim i veçantë me mërgatën tonë të shkëlqyeshme,” u shpreh ai, duke vlerësuar punën dhe dedikimin e bashkatdhetarëve në këtë vend.

Kryeministri nënvizoi se kontributi i mërgates ka qenë i rëndësishëm në forcimin e ekonomisë, kulturës dhe identitetit kombëtar të Kosovës. “Duke sjellë me vete aftësi profesionale, resurse dhe ide të reja, bashkatdhetarët tanë jashtë kufijve mbeten një vlerë e shtuar për zhvillimin e Kosovës,” tha Kurti.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti inkurajoi kosovarët që jetojnë në Zvicër të kthehen në atdhe për të qenë pjesë e transformimeve pozitive që po ndodhin. “I inkurajova që, ashtu siç po bëjnë tashmë shumë të tjerë, të kthehen dhe të jenë pjesë e transformimeve pozitive që po ndodhin,” u shpreh ai.

Një tjetër çështje e rëndësishme që u trajtua gjatë takimit ishte regjistrimi për të votuar. Kurti kujtoi se afati për regjistrim përfundon më 26 dhjetor dhe i bëri thirrje të gjithë kosovarëve të regjistrohen për të marrë pjesë në proceset demokratike të vendit.

“Bashkë, me përkushtim dhe vizion të qartë, do të vazhdojmë të punojmë për Kosovën që e duam,” u shpreh në fund të fjalimit të tij kryeministri Kurti.

Ministrja Gervalla dhe deputetja Reshitaj gjithashtu mbajtën fjalime në të cilat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën për të avancuar interesat e Kosovës.

Etiketat

Ofertat e fundit