Kandidati i LDK-së, Selman Kolgeci, viziton kompaninë Baresha: Përkrahje për industrinë kreative shqiptare

28.01.2025

Deputeti i LDK-së, Selman Kolgeci, vizitoi sot kompaninë Baresha, një nga emrat më të njohur në industrinë e prodhimit të videove dhe menaxhimit të projekteve muzikore në vend.

Gjatë vizitës, Kolgeci u njoh nga afër me punën e ekipit të Bareshës dhe diskutoi me ta për sfidat dhe mundësitë e sektorit të krijimtarisë në Shqipëri. “Afrimi dhe ekipi i tij janë një shembull i shkëlqyer se si talenti dhe përkushtimi mund të kthehen në sukses, duke kontribuar në zhvillimin e kulturës dhe artit shqiptar”, u shpreh Kolgeci.

Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së sektorit të krijimtarisë, deputeti i LDK-së u shpreh se “është e nevojshme të krijohen kushte më të mira për rritjen dhe zhvillimin e këtij sektori, duke ofruar nisma dhe programe që inkurajojnë talentin e ri dhe promovojnë krijimtarinë shqiptare”.

Kolgeci shtoi se “me punën e tij, Afrimi është modeli se si duhet ta duam vendin tonë dhe padyshim, ashtu si edhe ne me të, shumë krenar të kontribuojë në zhvillimin e kulturës dhe artit, duke ofruar shërbime të avancuara për artistët dhe krijuesit shqiptarë”.