Javori dhe Luzhnica: Perlat e fshehura të Suharekës, gati për të bërë ndryshimin
Selman Kolgeci, kandidati për deputet i LDK-së me numrin 91, ka premtuar për zhvillimin e turizmit në fshatrat Javor dhe Luzhnicë.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Kolgeci ka theksuar potencialin e madh që këto fshatra e kanë për të ndërtuar një të ardhme të ndritur në sektorin e turizmit.
“Javori dhe Luzhnica janë gati!”, shkruan ai, duke shtuar se natyra e paprekur dhe traditat unike i bëjnë këto fshatra një destinacion ideal për turistët që kërkojnë një pushim të qetë dhe autentik.
Këto komente Kolgeci i ka bërë gjatë një takimi që ka patur me banorët e këtyre dy fshatrave, ku sipas tij investimet në këto fshatra do të çonin në krijimin e vendeve të punës dhe në një përmirësim të ndjeshëm të nivelit të jetesës së banorëve.
“Le t’i japim këtyre fshatrave mundësinë të zhvillohen dhe të krijojnë punësim dhe jetesë të mirëfillt për rininë që ata të vazhdojnë të qëndrojnë e të veprojnë në Kosovë”, shprehet ai.