LVV
PDK
LDK
AAK

Gërvalla: Ramush Haradinajn nuk po e kthejmë hiç në opozitë por po e largojmë krejt nga Kuvendi

para 30 dite

Në një tubim zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka dërguar fjalë kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gërvalla: Ramush Haradinajn nuk po e kthejmë hiç në opozitë por po e largojmë krejt nga Kuvendi

“Me kismet të zotit kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ‘do ta largojmë nga Kuvendi i Kosovës’”, ka deklaruar Gërvalla. Ajo ka shtuar se “ende pa i fshirë fotografitë me Radojçiqin, po na thotë që Kurti qenka bashkëpunëtor i Serbisë. Ky që Radojçiqin e mundi në Banjskë, e shpartalloi me bandat, e përzuri dhe izoloi brenda Serbisë”.

Gërvalla ka theksuar se Haradinaj, i cili nuk është nga Peja, po përpiqet të ndikojë në politikën e këtij qyteti. “E këtë fundit që nuk është pejan po ka sytë kah Peja, me kismet të zotit nuk po e kthejmë hiç në opozitë por po e largojmë krejt nga Kuvendi. Që këta njerëz kurrë të mos i afrohen pushtetit, por na duhen gjysmë milioni zemra”, ka thënë ajo.

Etiketat

Ofertat e fundit