Gara për Kuvendin Komunal në Suharekë – Këta janë më të votuarit nga LDK
Në qendrën e numërimit në Suharekë, pas përfundimit të 81 kutive nga gjithsej 87, që përbën rreth 93,10% të numërimit total, pa përfshirë ende votat me kusht dhe ato të diasporës, kandidatja e Lidhjes Demokratike në Kosovë në Suharekë, Sanie Kuqi-Rexhepaj po del të jetë më e votuara deri më tani me 452 vota.
Ndërsa, pas saj me 412 vota renditet Flamur Bytyqi, po ashtu me 378 vota e treta në këtë listë është Doruntina Zenelaj, shkruan SuharekaOnline.
Astrit Salihu është kandidati i cila numëron gjithsej 309 vota, i pasuar nga Nexhat Ramadani me 293 vota si dhe Dafina Kolgeci me 284 vota. Pas Kolgecit renditet Vlore Kyreziu me 283 vota si dhe Bulëza Kuçi e cili në total numëron gjithsej 278 vota.
Procesi i numërimit në Suharekë po vazhdon me ritëm të rregullt në qendrën e numërimit, ku janë angazhuar dhjetë tavolina me nga katër komisionerë dhe me praninë e vëzhguesve të subjekteve politike.
Rezultatet e deritanishme janë vetëm pjesë e parë e procesit të gjatë të verifikimit dhe pritet që me përfshirjen e votave të mbetura — përfshirë ato të diasporës dhe me kusht — mund të ketë ndryshime në renditjen përfundimtare të kandidatëve.