Nuk doli të jetë vizitë por fushatë e Limajt në shtëpinë e shëndetit në Malishevë, AAK-NISMA gjobitet me 8000 euro

20.01.2025

Me datën 17.01.2025 PZAP-i, ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me seli në Prishtinë, në të cilën pretendohet se kryetari i subjektit politik NISMA për Kosovën, njëherit kandidat për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, ka mbajtur tubim zgjedhor dhe takim me punonjës të Shtëpisë së Shëndetit në Malishevë “Shpëtim Robaj” në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet.

Nuk doli të jetë vizitë por fushatë e Limajt në shtëpinë e shëndetit në Malishevë, AAK-NISMA gjobitet me 8000 euro

Në përgjigjen në ankesë të datës 18.01.2025, të subjektit politik NISMA për Kosovën Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA për Kosovën, e kundërshtojnë në tërësi ankesën e parashtruar nga LVV, për shkak se veprimi i Kryetarit të subjektit politik NISMA për Kosovën nuk bie në kundërshtim me dispozitën e nenit 36 par.1, 2 dhe 3 të LZP-së. Nga vet emërimi i nenit 36 të LZP-së kuptohet se kjo dispozitë përcakton se cilat janë veprimet e ndaluara nga nëpunësi publik dhe jo veprimet e ndaluara nga liderët politik, nga çka rrjedhë se z. Limaj nuk mund ti mveshen shkeljet e përcaktuara me nenin 36 të LZP-së, shkelje këto të pretenduara nga LVV.

Mirëpo nga PZAP PRANOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, Anr.55/2025 e datës 17.01.2025.

Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), NISMA Nisma Social Demokrate, Konservatorët, Intelektualët, me seli në Prishtinë për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore, për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më datë 09.02.2025, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 8,000.00 (tetëmijë) euro.

Detyrohet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), NISMA – Nisma Social Demokrate, Konservatorët, Intelektualët, që gjobën e shqiptuar si në pikën -II-, të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Etiketat

Ofertat e fundit