“Dridhet” Bllaca, pjesëmarrje masive në takimin me Abdixhikun, Kolgeci: Fitorja është e jona!

para 18 dite

Në një zhvillim të papritur në skenën politike të Kosovës, Bllaca e Heronjëve ka vendosur t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“Dridhet” Bllaca, pjesëmarrje masive në takimin me Abdixhikun, Kolgeci: Fitorja është e jona!

Kjo lëvizje e papritur është përshëndetur me entuziazëm nga radhët e LDK-së, e cila e sheh këtë si një fitore të madhe në prag të zgjedhjeve.

Selman Kolgeci, kandidat i LDK-së për deputet, ka shprehur gëzimin e tij për këtë bashkim. “Ky moment përbën një hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën,” ka thënë Kolgeci në një postim në rrjetet sociale. “Fitorja është e jona, por është gjithashtu e gjithë Kosovës!”

Këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja masive e qytetarëve në tubimin me liderin e kësaj partie, Lumir Abdixhiku të mbajtur sot në Bllacë.

Etiketat

Ofertat e fundit