Bajqinovci: Me Qeverinë Kurti “Cep më Cep”, pa Qeverinë Kurti “Copë më Copë”!

09.01.2025

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë një thirrje për mbështetje të vazhdueshme për qeverinë Kurti, duke e lidhur direkt sigurinë e integritetit territorial të Kosovës me mandatin e tretë të kryeministrit Albin Kurti.

Bajqinovci: Me Qeverinë Kurti “Cep më Cep”, pa Qeverinë Kurti “Copë më Copë”! Foto: Ilustrim

Në një postim në rrjetet sociale, Bajqinovci ka krahasuar dy skenarë të ndryshëm për Kosovën: një me qeverinë Kurti dhe një tjetër pa të. Sipas tij, vetëm nën udhëheqjen e Kurtit, harta e Kosovës do të mbrohet në mënyrë efektive, ndërsa një qeverisje pa të do të rrezikonte integritetin territorial.

“Me Qeverinë Kurti vs pa Qeverinë Kurti. Patjetër që pas 9 shkurtit do të ketë Kurti 3”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Këto deklarata vijnë në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe janë interpretuar si një përpjekje për të mobilizuar elektoratin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për të theksuar rëndësinë e një fitorie të qartë të kësaj partie.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More