Abdixhiku premton një Kosovë të re: “Me ne, ekonomia do të rigjenerohet!”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka prezantuar programin e tij për rigjenerimin e ekonomisë së vendit, duke premtuar një ndryshim të thellë nëse zgjidhet kryeministër.
“Ky është programi ynë me plane konkrete për rigjenerimin dhe ndërtimin e ekonomisë së vendit!” – tha Abdixhiku gjatë një fjalimi për mbështetësit e tij. “Si kryeministër në ardhje, zotohem se bashkë me ekipin tim profesionist do ta sjellim ndryshimin e madh për Kosovën!”
Abdixhiku theksoi se beson në potencialin e njerëzve të Kosovës dhe se së bashku mund të ndërtojnë një ekonomi të fortë dhe të zhvilluar. “Ne besojmë në potencialin dhe fuqinë e njerëzve të vendit tonë, Republikës tonë, dhe në ndryshimin e domosdoshëm të cilin do ta sjellim së bashku,” shtoi ai.