Abdixhiku: Bujqit nuk meritojnë një shtet që i vjedh, paratë e tyre do t’i kthejnë cent më cent!

20.11.2024

Abdixhiku sulmon ministrin Faton Peci për keqpërdorimin e grantëve bujqësorë dhe angazhohet për një qeverisje pa korrupsion dhe të drejta për bujqit e Kosovës.

Abdixhiku: Bujqit nuk meritojnë një shtet që i vjedh, paratë e tyre do t’i kthejnë cent më cent! Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka sulmuar ashpër qeverinë aktuale gjatë një tubimi të mbajtur në Fushë Kosovë. Duke iu referuar rasteve të fundit të korrupsionit, siç është ai i grantëve të bujqësisë, Abdixhiku ka theksuar se bujqit e Kosovës nuk meritojnë të trajtohen me përbuzje nga institucionet.

“Bujqit s’duhet të kenë një shtet që edhe i vjedhë edhe i shkelë edhe paturpësisht i shikon në sy pa pendesë,” ka deklaruar Abdixhiku, duke iu referuar akuzave të drejtuara ndaj Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për keqpërdorim të fondeve publike të destinuara për mbështetjen e fermerëve.

Abdixhiku ka premtuar se nëse LDK arrin në pushtet, do të ndërmarrë masa të menjëhershme për të luftuar korrupsionin dhe për të kthyer paratë e vjedhura nga buxheti. “Ndryshimi i madh po vjen! Do t’i ktheni ato para cent më cent!”, ka theksuar ai.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More