2,897 qytetarë kanë votuar deri më tani në IAAP “Skënder Luarasi” – Suharekë
12.10.2025
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Suharekës deri në orën 18:14 kanë votuar gjithsej 21,700 qytetarë nga 69,770 sa janë në listën e votuesve.
Në qendrën e votimit më të madhe në Komunën e Suharekës, 2401 – IAAP “Skënder Luarasi” – Suharekë, nga gjithsej 7,268 votues, deri në këtë orë kanë votuar 2,897 qytetarë, që në përqindje i bie 39,86%.
Rikujtojmë se procesi i votimit edhe në këtë qendër ka nisur pa probleme që nga ora 07:00 e mëngjesit, ndërsa qendrat e votimit janë të hapura edhe më pak se një orë, deri në orën 19:00.