[ZYRTARE] Dega e LDK’së në Suharekë garon në zgjedhje me tre doktorë

Dega e Lidhjes Demokratike në Suharekë ka mbajtur sot takimin e radhës në të cilin është diskutuar për emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo degë.

Nga burime të SuharekaOnline brenda takimit mësohet se dega e LDK’së në Suharekë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit do të garojë me kandidatët: Dr.Ardian Shala (kryetar i degës së LDK-së), Dr. Sali Asllanaj (ish-kryetar i Suharekës), Dr.Shefket Kolgeci (asambleist) dhe Bulëza Kuçi (asambleiste).

Takimi i degës së LDK-së në Suharekë është mbajtur pas takimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me kryesinë dhe kryetarët e degëve të kësaj partie.

Ndryshe në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në tetor të vitit 2019 LDK ka dal partia e parë në Suharekë me 9734 vota, ku kryetari i kësaj dege Ardian Shala është zgjedhur deputet në legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Kosovës.

Artikull i sponzorizuar

Për ta transmetuar mesazhin tuaj qartë deri në fund më së miri do të ju ndihmojë artikulli i sponsorizuar ku mijëra konsumatorë potencial do ta marrin atë.

Lexo më shumë
RAPORTO