Zyba për moscertifikim të Kurtit nga PZAP-i: Këto janë përpjekjet e fundit e politikave të kaluara

27.01.2021

Kandidati për deputet njëherish edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dega Suharekë, Salih Zyba ishte i ftuar në studion e SuharekaOnline, ku ka folur për çështjet aktuale në politikë. Zyba në fillim ka folur për ngjizjen e tij me ideologjinë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku tha se “Në zhvillimet e pasluftës për cilët qyetarët në luftë patën […]

Zyba për moscertifikim të Kurtit nga PZAP-i: Këto janë përpjekjet e fundit e politikave të kaluara

Kandidati për deputet njëherish edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dega Suharekë, Salih Zyba ishte i ftuar në studion e SuharekaOnline, ku ka folur për çështjet aktuale në politikë.

Zyba në fillim ka folur për ngjizjen e tij me ideologjinë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku tha se “Në zhvillimet e pasluftës për cilët qyetarët në luftë patën kontributin dhe në bashkpunim me mekanizmat ndërkombëtarë u arrit ajo liri ndoshta jo mjaftueshëm dhe zhvillimi e avansimi, por liria nga okupatori e arriti një momentum, ku mbeti përgjegjësi e mekanizmit vendorë dhe politikës vendore të avansojë të drejtat dhe mundësitë e zhvillimit në Kosovë, për disa vite u kuptua që nuk do të ketë zhvillim, por do të ketë mashtrim e pozicione politike që janë funksion i grupeve e interesave personale, por jo për interes të kombit.

Prandaj ne filluam përpjkjet tona individuale githsecili ta shprehim pakënaqësinë, ku rezultojë me një grup njerëzish të pakënaqur me aktivitete simbolike, ku më pas ajo që ndodhi me angazhimin me strukturën e krijuar e me votën e qytetarëve për Kuvend”, tha Zyba.

LEXO EDHE:  Grenell fshin postimet kritike ndaj Kurtit

Po ashtu Zyba tha se kemi pasur rritje të përkrahjes të subjektit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku sidomos në këto zgjedhje do të jetë pjesëmarrja masive në zgjedhje dhe se do të jetë përkrahja e qytetarëve për LVV-në edhe më e madhe.

Ndër të tjerash në studion e SuharekaOnline, Zyba ka folur edhe për moscertifikimin e Albin Kurtit si kandidat për deputet, ku ka thënë se është duke u penguar që të kandidojë, ku kanë zgjedhur metodat aktuale në listë, por sipas tij këto janë përpjekjet e fundit e politikave të kaluara.

Etiketat