Zgjedhjet parlamentare, në fshatin Tërrnje fiton Lëvizja Vetëvendosje me 133 vota

14.02.2021

Tashmë janë mbyllur qendrat e votimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku qytetarët patën mundësinë deri në ora 19:00 t’u drejtohen kutive të votimit që të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, janë gjithsej 920 qytetarë me të drejtë vote, ku prej tyre deri në ora 19:00 […]

Zgjedhjet parlamentare, në fshatin Tërrnje fiton Lëvizja Vetëvendosje me 133 vota Foto: Ilustrim

Tashmë janë mbyllur qendrat e votimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku qytetarët patën mundësinë deri në ora 19:00 t’u drejtohen kutive të votimit që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, janë gjithsej 920 qytetarë me të drejtë vote, ku prej tyre deri në ora 19:00 votuan 420 votues ose në përqindje 46,31%.

Sipas burimeve të SuharekaOnline në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje ka dalur fituese me 133 vota duke lënë pas AAK me 123 vota, PDK me 59 vota dhe LDK 58 vota ndërsa Nisma Socialdemokrate ka marrur 8 vota.